Transmetuar më 25-10-2017, 13:41

Gjykata e lartë ka rrëzuar kërkesën për lirim nga qelia të ish-kreut të burgjeve Artur Zoto.
Zoto kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, por kolegji vendosi lënien në fuqi të masës “arrest me burg”.
Dy ditë më parë, ish-drejtori Zoto kishte kërkuar si dëshmitar ish-vartësin e tij, Iliaz Labi, i akuzuar për korrupsion, i cili nuk u përball me Zoton, pasi mungonte avokati i zv.drejtorit Labi.
Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe më konkretisht për abuzim me tenderët për ushqimin ne burgje. /b.l/noa.al/