Transmetuar më 24-10-2017, 21:45

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për herë të parë detaje lidhur me arrestimin e ish-liderit të socialisteve Fatos Nano për trafik të lëngjeve të frutave në vitin’92.

I Ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “Neës24’ Berisha pohoi se PD nuk ka rol në dosjen e përgatitur kundër Nanos, por sipas tij atë e hartoi ministri i asaj kohe, Shane Kordeci, shkruan ‘BalkanËeb’.

Pyetjes së gazetarit Robert Rakipllari nëse italianët e përgatitën dosjen kundër Nanos apo PS, Berisha ka dhënë këtë përgjigje:

“Do që t’i them me emra. Ish-ministri Shane Kordeci. Pse u bë kjo? Në atë kohë Ramiz Alia krijoi një rivalitet absurd. Ministria e Jashtme e ndoqi problemin dhe e konstatoi këtë problem. PD nuk ka asnjë rol shtesë në atë dosje.”