Transmetuar më 23-10-2017, 17:19

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po zhvillojnë një takim në selinë e Partisë Demorkatike. Ky është takimi i dytë mes tyre brenda pak ditësh.

Basha dhe Kryemadhi janë konverguar në qëndrimet e tyre, sidomos pas çështjes “Habilaj” ku ka artikulime se edhe ish-ministri Tahiri është përfshirë në trafikun e drogës, sipas pretendimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Ndërkohë, qëndrimet e njëjta të PD-së dhe LSI-së u panë edhe sot, ku pas vendimit të demokratëve për të bojkotuar komisionet parllamentare, edhe LSI vendosi që të ketë të njëjtën qasje, pra, duke mos marrë pjesë në komisione.

Takimi i tyre vjen dy ditë nga seanca plenare ku pritet të votohen dy raportet e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetit, për deputetin Saimir Tahiri.

Në njërin prej raporteve, PS ka votuar “pro” kontrollit personal dhe të banesës së Tahirit, ndërsa opozitë, PD dhe LSI kanë miratuar kërkesën e Prokurorisë për heqje mandati dhe më pas arrestimin e tij. /k.k/noa.al/