Transmetuar më 16-10-2017, 23:56

Në studion e emisionit “Opinion”, përfaqësuesi i biznesit të vogël Albert Nasto, ka deklaruar se shumë biznese të vogla do të falimentojnë nga aplikimi i TVSH-së, ndërsa edhe konsumatorët do të preken nga kjo taksë, që do të ndikojë në rritjen e çmimeve.

Pavarësisht se deputeti Ervin Bushati e ka kundërshtuar këtë argument, Nasto ka insistuar në logjikën e tij, bazuar edhe në përvojë.

Video më poshtë, sqaron më qartë qëndrimin e biznesmenit.