Transmetuar më 16-10-2017, 19:10

Suedia ka planifikuar të bëhet vendi i parë në botë pas pak më shumë se pesë vjetësh, që ndalon qarkullimin e parave cash.

Autoritetet kanë konkluduar një vëzhgim të gjerë në treg dhe sugjerojnë se duke nisur nga 1 janari i vitit 2023, e tërë Suedia është gati për të lënë përdorimin e parave “cash”.

Gjithsesi, paratë në “dorë” do të vazhdojnë të pranohen edhe për disa vite të tjera për bizneset e vogla dhe shitjet ambulante.

Ky zhvillim revolucionar vjen pasi po përdoret gjithnjë e më shumë opsioni i pagesave përmes kartave të kreditit dhe të debitit.

Aktualisht, 97 për qind e të gjithë shitësve pranojnë pagesa në para, por vetëm 18 për qind e të gjitha transaksioneve aktualisht përfshijnë këtë pagesë.

Por teknologjia ka kapur majat dhe blerjet tashmë mund të bëhen edhe me aplikacione celulari të zgjuar (smart).

Të gjitha këto, kanë nxitur Suedinë që të bëhet vendi i parë në botë që ndalon qarkullimin e parave cash. /noa.al/