Transmetuar më 16-10-2017, 14:51

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, petrit Vasili e ka cilësuar lajthitje të radhës nga kryeministri Edi Rama vendimin për të taksuar biznesin e vogël.

Vasili citoi dy fragmente nga fjala e Ramës në kohë të ndryshme kur ai i hiqte taksën biznesit të vogël dhe tani që ai e përfshin në skemën e TVSH-së.

"Grupi mori në shqyrtim qëndrimet e mbajtura lidhur me biznesin e vogël dhe vendosjen e TVSH-së nga kryeministri. Kemi dëgjuar edhe lajthitjet e kryeministrit që rrjedhin nga ajo që ky është i paaftë, i paditur, s’di ç’thotë e të tërë ata që bëjnë sikur dinë diçka, gabojnë.

Nëntor 2015- Ja hiqte detyrimet biznesit të vogël e thoshte: Rezultatet e para të këtij operacioni ia dedikoj juve, këto para do të jenë për ju, për ata që vetëpunësohen. Biznesin e vogël e kemi aleat në luftën kundër informalitetit.

Tetor 2017: I vë taksën, s’duhet që TVSH të bjerë në xhepin e një grupi të pasurish, ka biznese që qahen si të vegjël por nuk janë të tillë. Këtu oligarkët u shprehën të kënaqutr me këtë vendim. Këtu rrezikojnë mijëra biznese, por ky kryeministër ka lajthitur", u shpreh Vasili.

Më tej ai nuk u kursye me deklaratat e tij, ndërsa i sugjeroi Ramës që t’i lërë shpjegimet në Facebook. Po ashtu kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha se po su dhanë përgjigjet e qarta klientët dhe banorët e drogës do mbajnë telekomandën e pushtetit.

"Kryeministri të lërë shpjegimet në Facebook. Të premten që lamë pas, ne kaluam vendimin për komisionin e përbashkët për reformën zgjedhore. Thelbi dhe dy shinat ku duhet të ecë reforma, në rast se është e besueshme është që të ndalohet me çdo kusht shit-blerja e votës dhe përfshirja e kriminelëve në fushatë zgjedhore”, tha Vasili. /b.l/noa.al/