Transmetuar më 16-10-2017, 14:01

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat reagoi lidhur me deklaratën e kreut të qeverisë për TVSH-në për bizneset e vogla pas deklaratës së këtij të fundit të bërë në rrjetin social Facebook.

Rama, akuzoi opozitat se janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve.

Më tej Rama sqaroi se “Taksa e biznesit të vogël do të mbetet zero. Çmimet nuk ka asnjë arsye të rriten për shkak të regjimit të ri të TVSH-së në biznesin e vogël.

Skema po axhustohet edhe në bazë të konsultimeve me biznesin e vogël e me ekspertët vendas e të huaj. Vitin tjetër do kemi jo vetëm më shumë të ardhura, po edhe më shumë rend ligjor e konkurencë të ndershme në ekonomi”.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD-së mes të tjerash tha se kreu i qeverisë është çoroditur.

“Dua të jap një përgjigje edhe për çoroditjen që e ka kapur përTVSH-në. Rama i referohet statusit të një deputeti, pretendon se PD kërkon të ndihmojë oligarkët që biznesi i vogël të mbetet jashtë skemës! Ku është skema këtu?! Oligarkët po i ndihmon ai që kërkon t’ia vendosë biznesit të vogël, barrën”, deklaroi Basha. /b.l/noa.al/