




E tmerrshme ajo që i ka ndodhur një vajze të mitur e cila brenda natës, u përball me tre sulme të ndryshme seksuale, në kohë të ndryshme, brenda një ore, ndërsa kthehej për në shtëpi.
Ngjarja që raporton britanikja “Mirror” ndodhi në Londrën jugore, raporton noa.al duke cituar zyrtarë të policisë që bisedoi gazeta angleze.
Vajza, 17 vjeçe, sikurse është evidentuar edhe nga kamerat e sigurisë që ju mund t’i shikoni në fotot dhe videon më poshtë, është përdhunuar tre herë radhazi, brenda një ore, nga tre meshkuj të ndryshëm, në tre sulme të ndryshme, duke shënuar kështu një rast të rrallë agresioni seksual.
“Nuk ka asnjë lidhje mes tre sulmeve seksuale dhe asnjë njohje mes tre meshkujve që përdhunuan të miturën. Ajo që ka ndodhur nuk është e organizuar por thjesht dhe vetëm një rastësi fatkeqe për viktimën e agresionit seksual”, – tha një zyrtar policor.
Vajza sapo kishte kaluar mbrëmjen në një lokal dhe po ndahej me shoqet e saj në vendin e quajtur Toëer Hamlets, në jug të Londrës.
Ndërsa po merte rrugën për në rrugën që të çon në qendër të Londrës, ku edhe e mitura ka shtëpinë, befas u ndal nga mashkulli i parë. Ishte ora 23.55 e 29 shtatorit, raporti sot policia britanike e Scotland Yard në mediat vendase, kur një kamera kapi momentin teksa një djalë i ri e sulmoi të miturën në rrugën Cambridge Heath.
Imazhet në CCTV identifikuan përdhunuesin e parë.
Disa minuta pas mesnate, kamerat fokusojnë përdhunimi e dytë në Mint Street nga një djalë me biçikletë.
Sulmi i tretë ndodhi disa minuta më vonë pranë rrugës Corfield.
Bazuar në provast hetimore dhe dëshminë e viktimës, shpjegohet se vajza është përdhunuar nga djali i parë duke mos pasur mundësi shpëtimi. Më tej ka vazhduar rrugën duke dashur të shkojë në shtëpi.
Por nuk ia ka dalë sepse është ndalur nga mashkulli i dytë që duke mos ditur asgjë për të parin, e ka përdhunuar edhe ai.
Vajza sërish s’ka mundur të kërkojë ndihmë. Ajo ka rendur të afrohet në rrugën ku banon, por është sulmuar edhe një herë tjetër, ndoshta duke u parë gjithnjë dhe më e dobët dhe më e shpërqendruar në ecje, duke u përdhunuar për herë të tretë.
Vetëm pasi ndodhi edhe kjo, vajza ka telefonuar në numrin 999 duke kërkuar ndihmën e policisë.
Inspektorja policore Suzanne Jordan tha: “Ky ishte një sulm horror seksual i trefishtë, ndaj një vajze të re e cila thjesht po shkonte në shtëpinë e saj”. /noa.al/