Transmetuar më 13-10-2017, 13:04

Letra e burrit: Kam një lidhje intime me shoqen më të mirë të gruas. Seksi është mahnitës dhe e di se ajo është femra me të cilën me të vërtetë duhet të jem. Kam gati një vit me të dhe magjia rritet çdo ditë. Jam 34 vjeç dhe ajo është 32 vjeçe, në të njëjtën moshë me bashkëshorten time. Gjërat filluan të ndërlikohen në shtëpi kur vëllai i gruas sime vdiq në një aksident rrugor. Gruaja e tij e kishte lënë shumë kohë më parë kështu që nuk kishte asnjë tjetër për vajzat e tij. Ata janë 9 dhe 11 vjeç dhe ne i morëm në shtëpi, edhe pse kemi dy vajza të vogla.

Ekonominë nuk e kishim mirë dhe sikur të mos mjaftonte gruaja ime nuk bën punë shtëpiake dhe nuk i pëlqen seksi. Kështu që nisa të ftohem me të.

Një natë gruaja doli me një shoqe dhe vajzat u tërbuan aq shumë nëpër shtëpi saqë nuk po i qetësoja dot. Gruaja nuk më përgjigjej në telefon. Kështu që mora këtë shoqen e saj, e cila erdhi, qetësoi vajzat dhe mua më mbushi një birrë.

Madje më tha që mund ta thërras përsëri në çdo kohë. Pak ditë më vonë e telefonova duke i thënë se doja ta qerasja me një pije për ta falënderuar. U takuam në bar dhe sapo e pashë zemra më “doli vendi”.

Në fund të mbrëmjes ne u puthëm dhe e përcolla për në shtëpi. Që atëherë ne takohemi sa më shumë që mundemi dhe bëj seks me të, kur burri i saj nuk është rrotull. E di që është dashuria e vërtetë. Partneri i saj është posesiv dhe kontrollues, gruaja ime është një “lopë” dhe ne të dy dëshirojmë të ikim së bashku, por si mund ta bëjmë?

DEIDRE thotë: E kuptoj tundimin, por gruaja jote është në stres. Ndoshta ajo ka nevojë për më shumë ndihmë, për t’u kujdesur për vajzat.

Nëse ajo shqetësohet se jeta nuk po ju shkon mirë, atëherë nuk është çudi që nuk është e prirur për seks. Bëj hap prapa nga lidhja që ke, të paktën tani për tani. Tregojini të dashurës se nëse partneri e keqtrajton, atëherë ajo duhet ta lërë atë.

Bisedoni me gruan dhe thojini se gjërat duhet të përmirësohen. Dëgjojeni atë dhe mos fajësoni./Burimi: The Sun/ShkodraNews