Transmetuar më 12-10-2017, 21:04

Një ngjarje e pazakontë por e rëndë ka çuar në vdekjen e një 28-vjeçari, i cili ndërroi jetë pasi një peshk i gjallë iu fut në gojë dhe i bllokoi frymëmarrjen.

Në fakt, i riu, pasi kishte kapur një peshk 14 cm të gjatë, tentoi të luajë me të duke e future në gojë.

Më pas peshku rrëshqiti në grykë duke i bllokuar frymëmarrjen.

I riu pësoi atak kardiak dhe humbi jetën nga ky episode.

“Me anë të pincës, arrita të hiqja majën e bishtit të peshkut, por pjesa tjetër e trupit kishte mbetur në fyt, gjë që e pengoi të merrte frymë,” – tha mjeku Matt Harrison, në një spital të Anglisë.

Ai shtoi se ky është incidenti më i çuditshëm që ka marrë pjesë, pasi është e pazakontë që një peshk të shkaktojë një rezultat tragjik për jetën e një personi. /k.k/noa.al/