Transmetuar më 12-10-2017, 19:34

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim për vjedhje.

Ai është Elton Baho, nga fshati Gjashtë i Sarandës, ndërsa është arrestuar në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim prej policisë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi më datë 08.10.2017 në lagjen ”Nr.1”, në Sarandë dyshohet se i ka vjedhur aparatin celualar tip shtetases Polake K.S.M.B, 47 vjeçe.

Policia e Sarandës sqaron se “Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë”.

Me çështjen në fjalë do të merret Prokiroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë. /k.k/noa.al/