Transmetuar më 12-10-2017, 14:53

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka reaguar me një njoftim të rëndësishëm pas ndërprerjes së aplikimeve për Lotarinë Amerikane, si pasojë e rënies së faqes ku bëhen aplikimet.

“Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet ., jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion. #AskAnna #PyetAnën” njofton Ambasada. 

Lotaria amerikane ka nisur zyrtarisht me 3 tetor, ndërsa ka një fluks personash të interesuar për të plotësuar formularët përmes sistemit online.  Orët e fundit faqja rezulton jashtë funksionit për shkak të rënies së serverave, që duket se ka lidhje pikërisht me fluksin e lartë të aplikantëve.

Sipas njofimit në faqe, sqarohet se serverat kanë rënë dhe po punohet për mirëmbajtjen e faqes, ndërsa këshillojnë që aplikuesit të provojnë sërish në një moment të dytë, sapo ajo të rregullohet, pa specifikuar kohën e saktë.

Programi i Lotarisë Amerikane i jep mundësi shtetasve të huaj të krijojnë një jetë të re në SHBA. Aplikimet do të mbyllen me datë 7 nëntor 2017, por më parë duhet të informoheni për elementët që ju s’kualifikojnë apo ato që rrisin shanset për të qenë pjesë e listës së fituesve. /b.l/noa.al/