Transmetuar më 12-10-2017, 14:41

Një person në Tiranë ka gjetur vdekjen në mënyrë të dhimbshme teksa lëvizte me biçikletë.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet.

Policia thotë se një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duke lëvizur me biçikletë, aksidentalisht është rrëzuar.

Por ai ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Aktualisht po punohet për identifikimin e të ndjerit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese