Transmetuar më 12-10-2017, 14:09

Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialsite për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandës dhe të internim dëbimeve. 

Përmes një statusi nëp rrjetin e tij social Facebook, Vasuili shprehet se nuk e ka kuptuar se me çfarë ligji e ka dënuar Rama mësuesen nga Kamza.

“A ka turp ky shkollëpaku? Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë, që medemek ai respekton rregullat, ligjet edhe për preshin, lakrën dhe sallatën etj etj.

Po mësuesen në Kamëz, Hamide Qemirani, banditizmi i qeverisë e zbon nga puna, me çfarë rregulla a ligje e heq ky kryeministër? Jo mor jo, ky shkollëhiçi ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe te Internim dëbimeve, s’ka ky asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin”, shkruan Vasili.

Më tej kreu i grupit të LSI shprehet se Ramën nuk e zë gjumi vetëm që të lulëzojnë kanabisi dhe koncesionet, se shteti ligjor na la shëndenë.

“Shteti ligjor s’ka hiç të bëjë me poturet e këtij, që kutërbojne nga kanabisi. Mësuesja Hatixhe dënohet pa ligj nga kanabisti në krye të qeverisë. Ky është morali i histerive mediatike të shtetit që ka rënë”, përfundon Vasili. /b.l/noa.al/