Transmetuar më 12-10-2017, 13:46

Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë e gjakut.

Muajve të fundit ai iu është nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por pavarësisht kësaj gjendja mbetet kritike.

Pasditen e së mërkurës ai është kthyer në Shqipëri, ndërsa bëhet me dije se gjendja e tij po shkon drejt përkeqësimit.

Pak kohë para zgjedhjeve të 25 qershorit ai pohoi se po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të bëhej pjesë e fushatës.

Ai tha se nuk mundej fizikisht pasi prej mbi një vit po lufton me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku.

Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

 “Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju në politikë. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt. Nuk dua të mërziteni”, u shpreh Prifti gjashtë muaj më parë.