Transmetuar më 12-10-2017, 13:34

Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se është i lidhur personalisht me krimin.

Ai tha se Ruçi me urdhër të Ramës ka futur Kuvendin në kolpas pasi nuk kërkon të përballet me debatin për zgjedhjet dhe debatin për krimin.

“Sot, Gramoz Ruçi me urdhër të Ramës ka futur në kolaps kuvendin duke shkelur rregulloren. E ka bërë me një motiv, me një synim që mos ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, mos ketë debat për çështjen e krimit që ka sot në kontroll qytet  kryesore të Shqipërisë”, tha Basha.

Basha, ka deklaruar se ndërprerja e seancës parlamentare nga Ruçi ka si synim të tyre largimin nga debati për lidhjet personale të Ramës me krimin, pasi sipas kreut të opozitës ai ka frikë nga përballja me të vërtetën.

“Siç ka në kontroll Lushnjen, ku dje ndodhu fatkeqësia e radhës, siç ka në kontroll Elbasanin, Shijakun, Shkodrëm Lezhën, Krujën, Vlorën, Fierin, Dibrën, Tepelenën. Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe e vërteta është që të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse janë në aleancë me Edi Ramën”, u shprehBasha./b.l/noa.al/

Berisha: Ruçi po shkatërron Parlamentin, si mund të më ofendojë Rama mua?

Përjashtimi i Nokës, Balla: Skenar i parapërgatitur, PD shpik arsye për të bllokuar kuvendin

Tensioni në Kuvend, Rama: Përsëri pushtohet foltorja, PD s’thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve

Tensioni në Kuvend, Rama: Përsëri pushtohet foltorja, PD s’thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve

Pas kërkesës PD-LSI për përjashtimin e Ramës nga Kuvendi, PS kërkon përjashtimin e Nokës me 10 ditë