Transmetuar më 12-10-2017, 12:03

PSG ishte mbreti i merkatos këtë verë dhe kjo gjë duket se do vazhdojë përsëri.

Tashmë klubi francez po përgatit një ofertë të majme për mesfushorin e Chelseat, N’golo Kante.

Francezi që u ble nga Chelsea dy vite më parë, i ndihmoi londinezët të fitonin Premier Ligën, dhe u cilësua si një nga lojtarët më të mirë të sezonit.

Tashmë janë parizienët ata që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit, dhe janë të gatshëm të ofrojnë jo pak, por 100 milionë euro.

Pasi shpenzoi 400 milionë për dyshen Nejmar – Mbape, tashmë presidenti Al-Kelaifi do t’i bëjë edhe një dhuratë në mesin e fushës trajnerit Emeri./b.l/noa.al/