Transmetuar më 12-10-2017, 10:50

Rreth 2500 vrapues nga 40 shtete të botës do të marrin pjesë këtë të diel në maratonën e Tiranës. Midis vrapuesve do të marrin pjesë edhe disa personazhe të njohur dhe kanë dhe një detyrë të rëndësishme për të bërë: një sasi të përcaktuar kilometrash.

Gazetarët Ermira Kazhani dhe Endri Xhafo do të vrapojnë 21 km, po ashtu edhe atletja Luiza Gega. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do të vrapojë 10 kilometra së bashku me prezantuesit Anjeza Maja, Dorian Ramaliu, Iva Korumi, Florian Agalliu si edhe futbollistin Kristi Vangjeli. Vrapit prej 10 kilometra do t’i bashkëngjitet edhe rekordmenia, atletja Klodiana Shala.

Maratona do të përshkojë disa nga pikat më kryesore të Tiranës. Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës. Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza. Gjysmë Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka informuar më parë qytetarët për kufizimi i qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore duke filluar nga ora 00:00 të datës 13 Tetor deri në orën 14:00 të datës 15 Tetor. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

– Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.

-Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

– Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.

-Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.

– Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George W Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

-Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e

Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George W Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

– Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:

-Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.

-Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.

-Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.

-Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.

-Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e -Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.