Transmetuar më 12-10-2017, 09:10

Një rast i rëndë i abuzimit seksual ka si protagonist një burrë në moshë, i cili ka tentuar të bëjë seks me dhunë me një fqinjën e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së martë, në fshatin Rabije të Memaliaj.

Nën akuzë është vënë Kastriot Ahmeti, 56 vjeç, banues në fshatin Rabie, Memaliaj.

Ai akuzohet se pasditen e së martës ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me bashkëfshataren e tij V.F., 59 vjeçe.

Ka qenë rezistenca e gruas ajo që ka shmangur aktin. Gruaja bëri denoncim në polici direkt pas ngjarjes, duke bërë që gjatë ditës së djeshme Ahmeti të vihet në prangat e policisë.

Ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al