Transmetuar më 11-10-2017, 22:16

Një shqiptar është bërë pjesë e një ngjarjeje të rëndë në Itali, ku ai së bashku me një italian, kanë abuzuar seksualisht me tre vajza të mitura.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se 37-vjeçari italian me inicialet A.D dhe shqiptari me inicialet Z.L, 43 vjeç, kanë abuzuar me 3 vajza, të cilat ishin mbesat e italianit.

Shqiptari mësohet se ka qenë mik i kësa familjeje, dhe i akuzuari tjetër ishte xhaxhai i vajzave të dhunuara.

Gjithçka është zbuluar nga njëra prej vajzave, e cila bëri denoncimin në polici.

Ajo mësohet se u ka dhënë kurajo dhe dy motrave më të vogla për të folur rreth abuzimit seksual.

Sipas raportimeve, dy dhunuesit kanë përfituar nga një moment kur janë ndodhur të vetëm me tre vajzat dhe kanë abuzuar me ato.

Mësohet po ashtu se ata i kanë ngacmuar përmes shenjave dhe deklaratave me përmbajtje dashurie. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese