Transmetuar më 11-10-2017, 22:07

Një i shumëkërkuar ndërkombëtarisht është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, i cili rezulton që të jetë dënuar me 9 vite heqje lirie për llogari të drejtësisë italiane.

Ai është Durim Keçi, i cili është ndaluar nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Durrës.

Mbi të rëndojnë disa vepra penale, si trafik droge, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje.

Pritet që të bëhet dorëzimi i tij tek autoritetet e drejtësisë italiane. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese