Transmetuar më 11-10-2017, 21:56

Një i ri nga Shqipëria është kthyer në një “hero” në Austri pasi shpëtoi një vogëlushe nga duart e nënës së saj, e cila po e dhunonte në mënyrë çnjerëzore.

Mediat vendase shkruajnë se ai është 21-vjeçari Elvis Kadriu, i cili sapo pa me sytë e vet skenën e rëndë, ka rendur për të marrë vajzën e vogël.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Braunau të Austrisë, ku nëna e vogëlushes 2-vjeçare ishte e alkoolizuar dhe po e rrihte brutalisht atë.

Nëna 42-vjecare po e dhunonte vajzën e saj të quajtur Leonie, madje e ka përplasur dhe përtokë më gjithë forcën që kishte, ndërsa 2- vjeçarja vetëm qante.

“Skenat që kam parë ende më kanë mbetur në kokë. Nuk mundem të besoj se si një nënë mund të sillet në atë mënyrë ndaj fëmijës së saj. Unë isha duke u kthyer me makinë nga shtëpia e tezës sime”, ka thënë Elvisi.

Mësohet se menjëherë pasi ka parë ngjarjen e rëndë shqiptari ka ndalur veturën duke e parkuar, dhe ka shkuar ti vijë në ndihmë vogëlushes ku nënë e saj nuk ndalonte së dhunuari. /k.k/noa.al/