Transmetuar më 11-10-2017, 18:38

Robotët janë e ardhmja e seksit. Nuk është film fantashkencë, por një raport i publikuar në Britaninë e Madhe nga fondacioni për Robotikën, në revistën shkencore “Nature”.

Në raport detajohen skenare lidhur me të ardhmen seksuale të njerëzve pas 10 ose 15 vitesh, duke marrë spunto nga ajo që po ndodh në Azi me përhapjen e kukullave-robot të destinuara për seks.

Kësisoj thuhet se kukullat e seksit do zëvendësojnë raportin seksual mes njerëzve, shkruan noa.al. Tregu i teknologjisë së seksit është vlerësuar në botë rreth 30 miliardë dollarë dhe lidhur me temën e intimitetit nuk ka më tabu.

Por kjo gjë ka ngjallur kritika të shumta, për shkak se robotët mund të spiunohen nga hackerat, duke shkelur privatësinë e përdoruesve të tyre.

Në pritje që morali dhe shkenca të gjejnë një dakord, këshillohet tradita. Duajini më shumë partnerët tuaj jo vetëm me zemër, por edhe në shtrat! /a.y/noa.al