Transmetuar më 11-10-2017, 18:30
Qyteti i Lushnjës është tronditur nga një ngjarje e rëndë në shëtitoren kryesore, ku raportimet e para konfirmojnë se ka edhe viktima.
Burime të NOA.AL bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe dyshohet se të paktën 2 persona kanë mbetur të vrarë. Ndërkohë, edhe një person i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ndërsa policia ndodhet aty për të sqaruar rrethanat.
Nuk dihen shkaqet dhe as autorët e përfshirë /k.k/noa.al
Vijon…