Transmetuar më 11-10-2017, 18:19

Tiranë, NOA.al- Vijon dominimi i kthjellimeve në territor deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin Jugor dhe Verior të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet në të njëjtat kushte atmosferike deri vonë në mbrëmje kur vranësira kalimtare do të shfaqen në zonat veriore dhe Qendrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por 2°C rritje sjell mesdita duke e ngjitur maksimumin në 27°C në zonat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 1-2 ballë.

Europa

Veriu dhe veriperëndimi i Europës dominohen nga vranësira dhe shira të herë pas hershëm të cilat gradualisht zhvendosen drejt Verilindjes së Europës.

Ndërsa kthjellime dhe vranësira të përkohshme dominojnë kushtet atmosferike në Europën Jugore dhe Lindore si edhe thuajse në të gjithë zonat Qendrore rë Europës. /a.y/noa.al