Transmetuar më 11-10-2017, 16:24

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të pasdites së sotme.

Një makinë tip “Mercedes-Benz” me targa AA384OR, është përfshirë në një aksident me një traktor bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin S.M., 70 vjeç, banues në Sovjan të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Sovjan, ku Miri Terolli 47 vjeç me banim në fshatin Zvezdë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me traktorin.

Për pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili ndodhet në spitalin e Korçës.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë hetimet, ndërkohë që Terolli u vu në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese