Transmetuar më 11-10-2017, 14:18

Deputeti socialist Saimir Tahiri kërkon ndryshime në Kodin Penal për të dënuar dhunën ndaj kafshëve dhe që mos të dënohet njësoj ai që kapet me 1 gram hashash dhe ai që kapet me tonelata. 

Kam rikujtuar për Parlamentin propozimet që kam bërë një vit më parë disa ndryshime në kodin penal lidhur me kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Unë e quaj të pashembullt, është vetëm Shqipëria vendi ku lejohet të dënohet njëlloj si ai që kapet me 1 gram hashash si ai që kapet me tonelata, si ai që kultivon 10 rrënjë hashash dhe është një qytetar i republikës në një zonë të thellë, si ai që kultivon hektarë të tëra, këta dënohen njëlloj”, shprehet Tahiri.

Më tej ai theksoi se kjo deri më sot ka shërbyer për gjykatën si një mënyrë për të pasur më shumë padrejtësi dhe më shumë korrupsion duke dënuar ata që nuk kanë mundësi dhe duke lëshuar nga duart e drejtësisë ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykatën.

“Kështu disa ndryshime që kanë të bëjnë me kodin rrugor, kam menduar që tia rikujtoi parlamentit sepse unë mendoj se orgenet ligjzbatuese nga njëra anë dhe drejtësia nga ana tjetër e kanë të pamundur të bëjnë drejtësinë ashtu siç duhet sepse mungon kodi penal.

Mendoj që parlamenti të dalë nga heshtja pas më shumë sesa një vit dhe të marrë në shqyrtim këtë ndryshme pa pritur shumë kohë”, shtoi më tej Tahiri./b.l/noa.al/