Transmetuar më 11-10-2017, 14:14

Në emisionin e sotëm “Me zemër të hapur” në News24, u diskutua historia e një vjehrrit që akuzon nusen e djalit se i ka vjedhur para.

Nusja hajdute denoncohet për herë të parë në një studio televizive nga ish-vjehrri i saj. Nje 22-vjeçare grabit paratë dhe sendet prej floriri në banesën e burrit dhe largohet duke bërë dhe divorcin.

Pas denoncimit të vjehrrit live në emision për të gjitha mashtrimet që nusja i ka bërë të birit dhe familjes së tij.

Në lidhje telefonike me studion ka folur edhe vetë djali i Nikolla Shosharit, Esmeraldo që është ish-bashkëshorti i Sonela Sulit.

Esmeraldo në lidhje telefonike nga Nju Jorku tha: Se ndjehet disi i tradhtuar dhe i përdorur. “E doja, kemi qëndruar për 4 vite, por kohët e fundit ishte shumë e ftohtë, më largohej. Nuk fliste, s’ma varte më”.

Me fjalë të tjera ai pohoi se ende vazhdonte ta donte, dhe në momentin që fliste ka ndërhyrë i ati nga studio duke thënë: “Vazhdo jepi dollarë, t’i hajë me dashnorin”.

Historia

Nikolla Shoshari është me origjinë nga Berati dhe në viti 2001 emigron drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kuruar djalin 16 vjeçar të asaj kohe.

Djali vuante nga tumori dhe ndërron jetë në një spital në New York.

Pasi varrosi djalin në Shqipëri dhe pasi morën veten nga kjo dhimbje, familja Shoshari vendos që në 2005 të emigrojnë të gjithë drejtë SHBA-së.

Familja përbëhej nga vetë Nikolla, bashkëshortja dhe tre djemtë. Ata sistemohen dhe nëna me djalin e madh Esmeraldon vinin çdo vit ne Berat për të kujtuar djalin e tyre qe iku nga kjo jetë.

Gjate ardhjeve në Shqipëri, një e afërme e familjes, motra e Nikollës, vendos t’i bëjë për nuse Esmeraldos një fqinjen e saj. Ajo ishte nga fshati Kozare e Kuçovës dhe ishte në vitin e fundit të gjimnazit. Vajza në fjalë quhet Sonela Suli. Dy të rinjtë u pëlqyen dhe vazhduan lidhjen e tyre, ku e finalizuan ne vitin 2013 duke u celebruar zyrtarisht.

Esmeraldo filloi të vinte shpesh në Shqipëri, pasi tashmë kishte më shumë arsye. Vajza mbaroi gjimnazin dhe dëshironte të shkonte me studime të larta në Tiranë. Këtë gjë e pranoi dhe bashkëshorti, i cili i paguante çdo shpenzim.

Problemet nisin që në momentin kur vajza niste në Tiranë me studime. Ajo gënjen familjen e burrit duke i thënë se vazhdonte për mjekësi, ndërkohë ishte në një universitet privat për Inxhinieri Inerte.

Në shkurt të vitit 2015, Nikollës i vdes babai dhe vjen në Shqipëri ku varros të atin dhe ikën serish në Amerikë. Për fatin e keq pas pak ditëve dhe konkretisht në prill te atij viti, Nikollës i vdes nëna dhe ai detyrohet të kthehet sërish. Në këtë kohë nusja e djalit i thotë se do vinte dhe ajo në varrim, ku vjehrri shkon e merr tek shtëpia nusen e djalit.

Nusja i kishte marre babait të saj 2 milonë lekë të vjetra me pretendimin qe ia kishte kërkuar vjehrri për të varrosur nënën e tij, ndërkohë që Nikolla nuk ishte fare në dijeni.

Në gusht te vitit 2015 vajza aplikon për vizë amerikane që të shkonte tek bashkëshorti. Në këtë muaj vdes nëna e Maries (vjehrra). Ajo së bashku me djalin Esmeraldon vijnë në Shqipëri. Pasi varrosin nënën, ata shkojnë ne banesën e tyre në Durrës dhe marrin me vete dhe nusen Sonelën.

Maria kishte me vete 800 dollarë amerikan në çantën e saj dhe një varëse floriri. Kjo varëse kishte shume domethënie për Marien, pasi ishte varësja e djalit që i kishte vdekur. Atë varëse ia ka hequr nga qafa te birit kur dha shpirt në spital dhe prej 13 vitesh e mbante në çantën e saj, si kujtimin e fundit që kishte nga i biri. Vlerën shpirtërore të varëses e dinin të gjithë dhe Sonela, nusja e djalit. Por, kur ishin në banesën e tyre nusja i vjedh vjehrrës paratë dhe varësen e saj.

Aty plas skandali, pasi Maria akuzon fillimisht djalin, por ai e mohon.

Ne fund ajo i drejtohet nuses dhe ajo i thotë se i kishtë marrë dhe del nga shtëpia e ikën.

Familja Shoshari shkon në familjen e krushkut Fadil Sulo për t’i thënë çfarë kishte ndodhur dhe se do të prishnin miqësinë. Babai i nuses thotë se paratë nuk do ia kthente, pasi ai kishte marrë 2 milion lekë për varrimin e nënës. Aty zbulohet se si Sonela kishte gënjyer dhe babanë e saj.

Ndër të tjera, ata zbulojnë se Sonela e kishte tradhtuar djalin më përpara. Ata kanë zbuluar jetën e Soneles në Tiranë si studente, dhe padyshim foto dhe me të dashurin e saj te ri. Pasi ndahet miqësia, familja ikën në Amerike.

Në vitin 2016 dhe konkretisht në dhjetor familja e nuses bën divorcin dhe pala tjetër nuk

vihet në dijeni.

Sot, ish- vjehrri i Soneles ishte në studion e emisionit për të rrëfyer këtë histori të rëndë.