Transmetuar më 10-10-2017, 21:38

Pas debatit që u bë në Dance with me, Fiori Dardha vendosi që të largohet nga spektakli pasi ajo u ndje shumë e fyer nga fjalët e Robert Aliajt.

Alketa u përpoq të qetësonte situatën duke i kërkuar Robertit të kërkonte falje por ky i fundit nuk e pa të arsyeshme.

“S’mund të ndodhë kjo ikje e dytë, ne nuk bëjmë show me ndjenjat e konkurrentëve, shpresojmë Fiori të rikthehet sërish pasi të flasim në qetësi”,  tha Alketa, ndërkohë që Fiori theksoi se është e fyer e s’mund ta vazhdojë me qejf spektaklin.

Roberi tha se pas Lindës, “që ishte një monstër e neveritshme, FIori është e dyta që ikën. Tregojnë dobësi”,  përfundoi ai. /k.k/noa.al/