Transmetuar më 10-10-2017, 20:17

Lorik Cana i dha lamtumirë kombëtares shqiptare të futbollit mbrëmjen e djeshme, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë në Shkodër.

Një moment emocionues për të, gjatë të cilit nuk munguan emocionet dhe lotët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka zgjedh fjalët falënderuese për të gjithë ata që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e tij gjatë karrierës si futbollist.

Postimi i Lorik Canës:

Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekulluëshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur. FALEMINDERIT për gjithë Juve. Me respekt, I Juaji Loriku./a.k/noa.al