Transmetuar më 10-10-2017, 16:34

Edhe pasi u bë një çështje mjaft e diskutuar në mediat sociale ditët e fundit, masakra ndaj qenve vazhdon.

Një qytetar nga Berati denoncon një burrë rreth të 40-ve që i ka lidhur qenit një gurë në qafë me zinxhir dhe më pas e ka lëshuar në lumin e Osumit.

“Ishte me të vërtetë një skenë e frikshme”,- thotë ai. Nga e gjitha kjo skenë, ai thotë se ka arritur të kapë një fragment të shkurtër, siç shihet edhe në video.

“Një person në qytetin e Beratit ka provuar të mbysë një qen në lumin Osum duke i lidhur një gurë në qafë.

Nuk munda t’i bëj video më të gjatë, se nuk mund ta shihja dot”, thotë qytetari për JOQ. /b.l/noa.al/