Transmetuar më 10-10-2017, 13:01

Taulant Xhaka u “internua” nga Gianni De Biasi, e marrëdhëniet e tij me këtë fundit arritën në atë pikë sa askush nuk e donte më bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por me Christian Pannucin, lojtari i Bazelit duket se ka një marrëdhënie tjetër

Pasi e la jashtë grumbullimit kundër Maqedonisë, Pannuci e grumbulloi kundër Spanjës dhe Italisë, për ta parë në fushë. Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur të martën paradite, Panucci vlerësoi pozitivisht  Xhakën, pavarësisht se ia kishin përshkruar si një personazh jo të mirë.

“Edhe këtu më thanë për Xhakën, por është profesionist serioz. Me Xhakën jemi mbyllur në të njëjtën dhomë. Jemi parë sy më sy dhe u binda që ai nuk më tradhton, nëse e bën mbetet jashtë. Të gjithë më thoshin “Jo, ka një kokë”. Më erdhi keq që nuk e futa kundër Italisë, por para se të vendos për lojtarët do të më duhet t’i njoh”, u shpreh Pannuci. 

Nëse katër ndeshjet e fundit i shërbyen për të njohur skuadrën dhe për të eksperimentuar, pas mbylljes së kualifikueseve të Botërorit 2018 Christian Panuçi e ka një ide të qartë të asaj që do të bëjë Shqipëria. Trajneri premton një skuadër sulmuese në të ardhmen, që do të kërkojë të marrë rezultate nëpërmjet lojës.

Jam i kënaqur nga paraqitja e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit. Luajtëm mirë ndaj Spanjës, skuadrës më të fort në botë, ndërsa ndaj luajtëm si të barabartë, duke krijuar edhe 3-4 raste për shënim. Jam i kënaqur për idenë që po përpiqemi ti japim skuadrës dhe që lojtarët po më ndjekin. Ideja është të mos bëjmë më hapa mbrapa, por hapa përpara. Në dy miqësoret që do të zhvillojmë në Nëntor do të provojmë skemat me dy sulmues. Kemi një vit kohë për të përgatitur Europianin 2020. Jam i sigurt se kjo skuadër e ka cilësinë që të dalë nga zona e sigurisë dhe provojë të bëjë më tepër përpara. Duhet të dalim nga mbrojtja, por duke njohur edhe ato që janë difektet tona.”

Shqipëria sulmuese është një kërkesë edhe e vetë lojtarëve, që i kanë shfaqur dëshirën trajnerit për të guxuar. Duke nisur ndoshta nga Liga e Kombeve, aty ku kuqezinjtë do të përballen me rivalë thuajse të të njëjtit nivel.

Problemi kryesor i Kombëtares sipas Panuçit është intensiteti i lojës në disa liga ku aktivizohen lojtarët dhe kjo pasqyrohet edhe me rënien fizike të skuadrës në ndeshje./b.l/noa.al/