Transmetuar më 10-10-2017, 11:43

Pak ditë më parë, Roza Lati kërkoi nga fansat e saj virtualë edhe një emër me të cilin do të prezantohej para publikut dhe pas shumë propozimeve, e ka vendosur.

“Why not show”, kështu titullohet programi që do të nisë shumë shpejt, por ekranin Roza akoma nuk e ka zbuluar.

As formatin e programit që do të drejtojë. Roza i ka qejf surprizat dhe, siç tha ajo e ftuar pak ditë më parë te “Rudina”, dëshiron që të mos zbulojë detaje për ta sjellë një goditje të fortë sapo ta zbulojë.

Në foton e fundit të postuar në Instagram, titullin e programit Roza e ka stampuar në bluzë ndërsa lajmëron se shumë shpejt do të zbulohen edhe surprizat e tjera.

“Shuuuumë shpejt fillon aksioni! Emri programit u vendos nga komentet tuaja! Loading… #Soon #WhyNotShow”, shkruan Roza. /b.l/noa.al/