Transmetuar më 10-10-2017, 09:28

Së paku 10 persona kanë gjetur vdekjen për si pasojë e zjarrit më të rëndë në historinë e California në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 20 mijë persona janë evakuuar për të shmangur përkeqësimin e situatës. Zjarri ka përfshirë Napa Valley, zonë e njohur për prodhimin e verës.

Guverantori Jerry Brown, deklaroi gjendjen e emergjencës dhe mobilizoi shërbimet përkatëse, pas një sërë zjarresh me përmasa të frikshme që shkatërruan zonën në veri të San Francisco.

Së paku 1500 ndërtesa dhe qendra tregtare janë shkatërruar nga zjarri i cili gjatë së dielës dhe të hënës shkrumboi gjithçka i dilte përpara.

“Është një ferr i vërtetë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë deri më tani”, tregon Marian Williams, i cili u largua bashkë me fqinjët para agimit, nga qyteza e Kenwood.

Situata përkeqësohet më tej për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Kjo pasi në California, kjo është periudha e vitit kur verifikohen zjarret më të mëdha. /a.y/noa.al