Transmetuar më 10-10-2017, 09:09

Lorik Cana i dha lamtumirë kombëtares shqiptare të futbollit mbrëmjen e djeshme, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë në Shkodër.

Një moment emocionues për të, gjatë të cilit nuk munguan emocionet dhe lotët.

Por mes mbështetësve më të mëdhenj të tij është dhe bashkëshortja italiane Monica Cana, me të cilin është bërë baba i Boikenit të vogël.

Duke publikuar një fotografi të Lorikut në fushë, teksa mban djalin në krahë, Monica bën një postim emocionues në Instagram.

“Gjithçka e imja… Nënë krenare, grua krenare. I dua djemtë e mi. Fundi. Ceremoni dhuratë. Dhuratë nga fansat. Përgjithmonë dashuri, përgjithmonë kapiten. Përgjithmonë”, shkruan Monica. /a.y/noa.al