Transmetuar më 09-10-2017, 21:28

Pamjet e tmerrshme tregojnë një të burgosur nën pranga që tërhiqet zvarrë në dysheme nga rojet e burgut.

I burgosuri u tërhoq për në qeli nga katër persona, ndërsa njëri prej tyre e goditi atë teksa ishte i prangosur.

Dy roje janë pezulluar nga detyra për incidentin shqetësues, ndërsa katër persona të tjerë janë vënë nën masë disiplinore.

Pamjet e incidentit janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa u publikuar nga sherifi Paul Monroe.

Ngjarja ka ndodhur në Trumbull County, Ohajo në SHBA. /k.k/noa.al/