Transmetuar më 09-10-2017, 19:53

Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme në orën 20:45, përballë Italisë në takimin e vlefshëm në kuadër të eliminatoreve të Botërorit.

Takimi luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, ku pritet të jetë i mbushur plot për shkak të rëndësisë së kësaj ndeshjeje edhe për vetë faktin se shumë shqiptarë bëjnë tifo për Italinë.

Kjo është ndeshja e fundit në këto kualifikime dhe ndërkohë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Hysaj, Basha, Memushaj, Grezada, Kaçe, Roshi, Sadiku.

Italia: Bufon, Kielini, Darmian, Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje, Imobile, Eder./a.k/noa.al/