Transmetuar më 09-10-2017, 19:16

Kapiteni legjendar Lorik Cana, mbrëmjen e sotme i jep lamtumirën Kombëtares në takimin që Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” kundër Italisë.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, grupimi “Tifozët Kuqezi”, kanë falënderuar Canën për kontributin që ka dhënë për Kombëtaren Shqiptare.

“Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti”, shkruhet në postimin e tyre.

Postimi i plotë i “Tifozëve Kuqezi”

Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan!

Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!

P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!/a.k/noa.al/