Transmetuar më 09-10-2017, 18:51

Fakti që mund të kesh një makinë të shtrenjtë dhe luksoze, nuk të bënë më imun ndaj ndëshkimeve sa herë që parkon keq apo bënë një shkelje tjetër ligjore.

Siç shihet edhe nga fotot, Policia Bashkiake ka vijuar ti trajtojë me të njëjtin standard të gjithë qytetarët dhe të mos bëj asnjë dallim kur vjen puna edhe te ndëshkimet e të gjithë atyre që sfidojnë ligjin dhe rregullat e bashkëjetesës në qytet.

Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar disa foto nga puna e përditshme e Policisë Bashkiake, ku siç shihet preh e masave administrative kanë rënë edhe makina luksoze dhe të shtrenjta.

“Mund ta kesh makinën shumë luksoze, por ta dish që po parkove keq, makinës i afrohen vetëm policat e jo ato që kishe ti në mend kur e bleve”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook. /b.l/noa.al/