Transmetuar më 09-10-2017, 13:49

Mijëra gra izraelite dhe palestineze u mblodhën në Jeruzalem në një marshim për paqen, i cili zgjati plot dy javë përmes Izraelit dhe Cisjordanisë.

Lëvizja “Women Wage Peace” (Femrat bëjnë paqe), organizoi këtë marshim për të kërkuar një marrëveshje.

“Ato kërkojnë që të dëgjohet zëri i mijëra grave izraelite, hebreje dhe arabe, të majta apo të djathta”, tha një prej organizatoreve, Marie-Lyne Smadja.

Duke nisur nga viti 1946 e deri më 2008, Izraeli ka ndjekur një politikë zgjeruese ndaj Palestinës. Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1947 votoi pro ndarjes së territorit palestinez midis arabëve dhe hebrenjve duke i njohur Jeruzalemit një status ndërkombëtar. Menjëherë pas këtij vendimi, më 14 Maj 1948 Izraeli shpalli pavarësinë.

Palestina e cila deri më 1947 rezultonte si një territor më vete, në 61 vitet që kemi lënë pas ka ndryshuar tërësisht.

Në fakt, në këtë gjeografi gjithçka nisi më 1917 kur u nënshkrua edhe deklarata e Balfour-it që nënkuptonte shkëputjen e vendit nga Perandoria Osmane.

Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me triumfin e aleatëve çështja e Palestinës kishte arritur në faqe të fundit. Anglia duke siguruar edhe mbështetjen e Amerikës, çështjen e Palestinës e çoi për t’u zgjidhur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 1947 vendosën që njëra anë e Palestinës të ishte e izraelitëve ndërsa ana tjetër e arabëve. Ndërkohë që izraelitët e pranuan, arabët e refuzuan këtë vendim. Qyteti i Kudusit u caktua si zone ndërkombëtare dhe ishte nën juridiksionin e Kombeve të Bashkuara. Kjo zgjidhje nuk i kënaqi aspak arabët. Kështu që pas kësaj filloi lufta izraelito-palestineze. /a.y/noa.al