Transmetuar më 09-10-2017, 11:47

Cikli i çregullt menstrual është një shqetësim sot për shumë femra. Dhe arsyet se pse cikli vonohet nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me një shtatzani të mundshme. Prandaj, në këtë artikull po ju rendisim arsyet kryesore të vonesës së ciklit menstrual.

1. Stresi Stresi është një ndër arsyet kryesore edhe për vonesën e menstruacioneve, pasi trupi jep sinjale të një gjëndjeje jo normale, që shkakton shpesh edhe vonesë në cikël.

2. Çregullime të tiroideve Tiroidet janë përgjegjëse edhe për metabolizmin e organizmit tuaj si dhe kanë lidhje me shumë sisteme të tjera në trup. Prandaj nëse keni çregullime të tiroideve, duhet ti kuroni pasi ato shkaktojnë edhe vonesa në ciklin menstrual.

3. Medikamentet kundra shtatzanisë Nëse ju përdorni ndonjëhere medikamente të caktuara që janë kundra shtatzanisë, ato krijojnë shpesh edhe çregullim të ciklit menstrual. Në këtë kategori nuk hyjnë kontraceptivët, por më tepër pilulat që veprojnë pas një shtatzanie të padëshiruar.

4. Menopauza e parakohshme Ka gra që megjithëse ne moshë te re, kalojnë menopauzën e parakohshme, duke filluar rreth moshës 40 vjeç, gjë e cila lidhet drejtëpërdrejtë edhe me ndërprejen e ciklit menstrual. /b.l/noa.al/