Transmetuar më 09-10-2017, 09:27

Digjet në rrethana të mistershme automjeti i një efektivi polici, me funksion ndihmës specialist zone.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së lënë pas, rreth orës 02.50 në qytetin e Vlorës.

Dhimitraq Nuraj, punonjës policie me funksion ndihmës specialist zone në komisariatin e Policisë Vlorë, ka njoftuar uniformat blu, se automjeti i tij tip ‘Benz’, i parkuar përpara pallatit  ishte përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Aktualisht vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, për shkak të pozicionit të punës së Dh.N. /a.y/noa.al

Foto ilustruese