Transmetuar më 09-10-2017, 08:10

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu një qendër tregtare, duke bërë që 3 mijë persona të evakuohen për arsye sigurie.

Gjithçka ndodhi pasditen e djeshme, e diel, në “Sindika market”, në periferi të Moskës në Rusi.

Zjarrfikësit të ndihmuar dhe nga helikopterët mundën të vënë nën kontroll zjarrin, ndërkohë që disa makina pranë godinës shpërthyen.

Afro 400 metër katrorë të godinës u shembën, ndërkohë që i gjithë parkimi nëntokësor u përfshi nga zjarri.

Qendra tregtare e rrezikuar përmban 1200 dyqane, por edhe zyra dhe shtrihet në një sipërfaqe rreth 55 mijë metër katrorë.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet. /a.y/noa.al