Transmetuar më 08-10-2017, 19:58

Ekzekutohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar një futbollist i Bregut të Fildishtë.

Sulmuesi, Georges Griffiths që ka luajtur për gjigantin çek, Sparta Prague dhe klubin hungarez, Diosgyor është ekzekutuat për vdekje në shtetin e tij.

Sipas “The Sun”, ai ndodhej për një vizitë në shtëpinë e tij në Abidjan kur është qëlluar nga disa grabitës.

Grabitësit tentuan t’i marrin makinën futbollistit 26-vjeçar që cilësohej si futbollisti i famshëm bashkëkombas, Didier Drogba.

Futbollisti ka refuzuar kërkesën e grabitësve, të cilët nuk e kanë kursyer duke qëlluar mbi të./a.k/noa.al/