Transmetuar më 07-10-2017, 16:04

Jo vetëm seks në plazh në mes të ditës, por edhe seks me të panjohur.

Është ky lajm që ka shokuar mediat italiane të cilat shkruajnë se gjithçka ndodh në plazhin e Licola në Napoli.

“Shumë persona të moshave të ndryshme, përgjithësisht të rinj, por edhe më në moshë shkojnë aty për të bërë seks në natyrë” – deklaroi për gazeten “Il Mattino”, Umberto Mercurio, zyrtar i zonës.

Ai thotë se ka marrë denoncime të shumta të kalimtarëve që kanë parë çifte duke bërë seks në plazh në mes të ditës, por ka raportime se aty shkojnë edhe persona që dëshirojnë seks me të panjohur.

“Pashë një grua që po bënte seks me dy meshkuj” – u shpreh për gazetën një nga dëshmitarët.

Zyrtarët kanë vënë alarmin pasi aty besohet se shkojnë edhe prostituta.