Transmetuar më 07-10-2017, 12:19

Gështenjat kanë origjinë të vjetër: pema e gështenjës kultivohej nga romakët dhe grekët, të cilët të mirat ushqyese të kësaj frute i vlerësonin që në atë kohë. Frutat e thata janë vërtet të çmueshme nga pikëpamja ushqimore për shëndetin e organizmit dhe këtu bëjnë pjesë edhe gështenjat.

Por cilat janë karakteristikat e tyre?

Gështenjat janë të pasura me vitaminë E, yndyra të mira dhe fitosterol: bëhet fjalë për substanca të posaçme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të qarkullimit të gjakut, që sjellin përfitime të dukshme për zemrën. Prezenca e magnezit ndihmon në rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak dhe rrjedhimisht edhe në shëndetin e zemrës dhe të muskujve, duke i forcuar ato. Ndër të tjera, vitamina E dhe magnezi janë dëshmuar për parandalimin e problemeve të zemrës: rrezikun për ndonjë infarkt apo shfaqjen e llojeve të caktuara të tumoreve.

Gjithashtu të mirat e gështenjave mund të shfrytëzohen edhe për të ndihmuar punën e zorrëve dhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Duke qenë një ushqim i veçante ushqyes, ato rekomandohen edhe në situata stresi. Gjithashtu këshillohet konsumi për ato që vuajnë nga diabeti, koliti, patologji të mëlçisë.

Gështenjat janë të pasura edhe me amidon dhe fibra për më tepër kanë një përqindje shumë të lartë të kripërave minerale mbi të gjitha potas, magnez, fosfor, kalcium dhe hekur. Por për fat të keq përmbajnë dhe shumë kalori dhe janë të karakterizuara nga një përqindje e lartë sheqernash.

Vitaminat prezentë tek gështenjat janë C, B1, B2 dhe PP. Kaloritë që përfitohen nga gështenjat variojnë nga sasia e konsumit të tyre. Gështenjat e freskëta përmbajnë rreth 200 kalori për 100 gram produkt, ndërsa 100 gram gështenja të ziera përmban 120 kalori. Ndërsa ato të pjekura përmbajnë rreth 193 kalori për 100 gram. /b.l/noa.al/