Transmetuar më 06-10-2017, 17:12

Për tre vite me radhë e fshehu sekretin e tmerrshëm, e bindur se askush nuk do arrinte kurrë tek e vërteta. Asnjëri nuk e dinte se ajo kishte mbetur shtatzënë, se kishte sjellë në jetë një fëmijë dhe se e kishte varrosur në kopshtin e prindërve.

Një mal me gënjeshtra, të zbuluara vetëm pak kohë më parë, ato të 29-vjeçares angleze Sinead Connett, e cila u arrestua dhe do të qëndrojë në burg për një vit.

Në vitin 2013, jeta e Sinead dukej se po shkonte siç duhej, ajo ishte transferua në Bedfordshire, të Britanisë së Madhe, bashkë me të fejuarin Jonathan Layfield, 28 vjeç, dhe kishte gjetur punë në rrjetin e supermarketeve ‘Tesco’, në sektorin e burimeve njerëzore.

Por ajo lumturi ishte e destinuar të prishej shpejtë, pasi i fejuari u përjashtua nga shkolla, për shkak të zbulimit të email-eve të nxehta me një 16-vjeçare dhe në të njëjtën kohë ajo zbuloi se ishte shtatzënë.

Një shtatzëni e padëshiruar, që sipas asaj që tha Sinead, do e komprometonte më keq historinë e saj të dashurisë dhe pozicionin e saj të punës.

Por me kalimin e muajve barku po rritej, deri kur ajo u bind të abortonte, por tashmë limiti 28-javësh i lejuar për abort kishte kaluar.

Deri në muajin gusht tentonte ta mbulonte barkun, duke u shtirur për probleme shëndetësore, deri kur solli në jetë të voglin në banjën e apartamentit të saj.

Pas lindjes e futi vogëlushin në disa qese plastike dhe për tre ditë me radhë e la në makinë. Më pas udhëtoi për mbi 200 kilometër deri tek shtëpia e prindërve të saj në

Grimsby, ku e varrosi të voglin në kopshtin e prindërve, në pjesën e drenazhit të kullimit të ujërave.

Trupi i pajetë qëndroi aty për tre vjet, deri kur prindërit lajmëruan hidraulikun për shkak të disa problemeve në impiant. Brenda tubave u gjet kufoma me kafkën e copëtuar, ajo që çoi në nisjen e hetimeve ndaj Sinead, shkruan noa.al.

Vajza nisi të mbrohej nëpërmjet një sërë gënjeshtrash, ku fillimisht mohoi që fëmija të ishte i saj, ndërsa më pas deklaroi se ishte përdhunuar nga një taksist teksa kthehej nga një festë.

Por analizat e ADN-së konfirmuan se ajo ishte nëna dhe se babai ishte Jonathan, i cili ndërkohë ishte martuar me të.

Pas muajsh të tërë me gënjeshtra, Sinead pranoi se kishte fshehur gjithçka. Këtë të mërkurë ajo u dënua me një vit burg. /a.y/noa.al