Transmetuar më 06-10-2017, 16:43

Po bënin seks në makinë kur u zbuluan nga policia, por i larguan agjentët duke u kërkuar që t’i linin të mbaronin.

Një çift amerikan u arrestuan në Wisconsin, për shkak të sjelljes së papërshtatshme në publik.  

Bailey Puttkemery, 21 vjeç dhe Emily Scott, 20 vjeç, mëngjesin e kësaj të marte u kapën nga policia duke bërë seks në makinën e tyre, pasi një fqinj lajmëroi agjentët, i shqetësuar nga zhurmat që vinin nga makina.

Policët të mbërritur në vendin e ngjarjes i kërkuan çiftit të ndalonte, por ata as nuk e vranë mendjen por u bënë shenjë që të largohen, në mënyrë që të vazhdonin deri në fund.

“Je mashkull, duhet të kuptosh”, i tha Bailey një polici, shkruan noa.al. Por agjenti, nuk u mendua dy herë, duke e arrestuar çiftin për sjellje të pahijshme në publik. /a.y/noa.al