Transmetuar më 06-10-2017, 16:25

Së paku 21 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë, si pasojë e një aksidenti tragjik mes një treni dhe një autobusi.

Pranë stacionit të Pokrov, rajon i Vladimir në Rusi, një autobus që po vinte nga Kazakistani, mbeti i bllokuar në binarët e hekurudhës, duke u shtypur nga një tren i drejtuar për në Nizhny Novgorod.

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku konfirmohen 21 viktima.

Ndërkohë 32 të tjerë kanë arritur të mbijetojnë.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se numri më i madh i viktimave u shënua mes pasagjerëve të autobusit. /a.y/noa.al