Transmetuar më 05-10-2017, 21:12

Video e mëposhtme tregon momentin kur një person rreh brutalisht 2 adoleshentë për shkak se i kishin ngacmuar dhe rrahur të birin.

Në video shihet se si ai shkon në një park lodrash ku qendronin adoleshentët dhe i rreh ata.

Fillimisht ai ka goditur njërin prej tyre me shuplakë dhe më pas e ka përplasur përtokë.

Ndërka djali tjetër ka marrë vetëm një shuplakë.

Ai më pas është qetësuar nga kalimtarë të rastit të cilët kanë ndërhyrë për të shmangur dhunën.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Krasnodar, në pjesën jugperëndimore të Rusisë.

Për më shumë shihni videon./a.k/noa.al/